27 VJET NGA MASAKRA E SREBRENICËS

11/07 16:08
Credits to Apollon TV
27 VJET NGA MASAKRA E SREBRENICËS

27 vjet më parë, rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë u vranë nga forcat serbe të Bosnjës në masakrën më të madhe të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore. Më shumë se 1 mijë burra dhe djem boshnjakë që vdiqën gjatë rrethimit të vitit 1995 konsiderohen ende të zhdukur.  Kombet e Bashkuara e kishin shpallur Srebrenicën një strehë të sigurt për civilët, por kjo nuk i pengoi ushtarët serbë të sulmonin qytetin që kishin rrethuar prej vitesh. Masakra e Srebrenicës është episodi i vetëm i luftës së viteve 1990 në Bosnje që përkufizohet si genocid nga dy gjykata të OKB-së.

© 2022 APOLLON TV. All Rights Reserved.