25 plumba menaxherit të VIP-ave, Prokuroria ka dyshime se autor është Dervis Arapi, Jurgen Kurti i vrau babain në vitin 2017

16/01 10:20
Credits to Apollon TV
25 plumba menaxherit të VIP-ave, Prokuroria ka dyshime se autor është Dervis Arapi, Jurgen Kurti i vrau babain në vitin 2017

Prokuroria e Tiranës dyshon se Dervis Arapi është autor direkt i vrasjes së Jurgen Kurtit, menaxhertit të VIP-ave, i cili u ekzekutua me 25 plumba mbrëmjen e 18 marsit 2019 te Sheshi Ëilson.

Prokuroria e Tiranë ka “qepur” dosjen penale, dhe të pandehur për vrasjen e Kurtit ka marrë vetëm Elsi Levendin, njeriun që në momentin e krimit ka qënë pikërisht në vendin e ngjarjes, dhe që dyshohet se është personi që ka bashkëpunuar me vrasësit e Jurgen Kurtit.

Gazetari Elton Qyno shkruan se Policia dhe Prokuroria e Tiranës, kanë marrë informacion dhe prova, duke ngritur dyshime të forta se, autori direkt i vrasjes ka qënë Dervis Arapi, njëri nga djemtë e Agim Arapit, i vrarë në muajin Prill 2017 në qytetin e Durrësit nga menaxheri i VIP-ave Jurgen Kurti.

Ndërkohë, më herët janë pushuar akuzat për “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim, për Olsi Qalliun, Alesio Berberin dhe Klodjan Bani (Baxhaku). Këta 3 persona janë vënë nën akuzën për “Mbajtje pa lejë të armëve” dhe “Përkrahje e autorit të krimit”.

Sipas Prokurorisë, autori që ka qëlluar mbi Jurgen Kurtin, ka zbritur nga një Mercedes-Benz, modeli E-Class, dhe fillimisht i ka bërë foto shkallëve hyrëse të pallatit ku banonte, Jurgen Kurti. Gjatë kohës që ka qëndruar në zonë, ky automjet thotë prokuroria, mbante targën AA 926 GP, e cila rezulton e vjedhur në Tiranë qysh prej gushtit 2016 dhe i përkiste shtetasit Shefqet Arapi.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se: “…rreth orës 20:30, automjeti i markës “Mercedez-Benz” shkon tek vendi i ngjarjes, ku qëndron aty për rreth 1 orë.

Siç thuhet në dosjen e Prokurorisë së Tiranës, që citon gazetari Elton Qyno, gjatë kohës që Benzi qëndronte pranë shtëpisë së Kurtit, i akuzuari Elsi Levendi, është konstatuar të vijë pranë postës nr.8 edhe të ulet tek kafja ngjitur me hyrjen e palestrës e më pas të qëndrojë aty.

Rreth orës 22:05, Jurgen Kurti ka dalë nga palestra nën shoqërinë e një femre dhe së bashku shkojnë drejt postës nr.8. Në këto momente, Elsi Levendi, në dukjen e kamerave bën veprimin e komunikimit me mesazhe telefonike dhe menjëherë automjeti i parkuar fillon të lëvizë në drejtim të postës nr.8.

Në 22:08, Jurgen Kurti kthehet nga posta dhe në këtë kohë vihet re se ai po ndiqet nga automjeti tip “Mercedes-Benz”. Makina pozicionohet shumë pranë hyrjes së pallatit dhe pikërisht prej sa ka dalë një person, duke pritur me armë në dorë Jurgen Kurti

Sapo ky i fundit është afruar, personi që dyshohet nga prokuroria se është Dervis Arapi, ka qëlluar 25 plumba, ku 17 kanë prekur në trup, Jurgen Kurtin. Ndërkohë pas ekzekutimit, Elsi Levendi është larguar në drejtim të postës nr.8 në Tiranë dhe aty ka marrë një taksi, duke udhëtuar me të në drejtim të zonës së “Liqenit të Thatë”.

Levendi pasi ka zbritur nga taksia, i është drejtuar një marketi në zonë, ku ka blerë një paketë cigare, dhe nga kamerat e sigurisë dukshëm dallohet, thotë prokuroria, që ai ka një sasi të konsiderueshme euro./NewsBomb

Devis Arapi

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.