
246 mijë bimë kanabis të asgjësuara në gjithë vendin!

111 persona kanë rënë në prangat e policice, ndërkohë që 91 të tjerë janë identifikuar dhe shpallur në kërkim, si autorë të dyshuar të kultivimit të lëndëve narkotike në territorin e vendit.
Shifra u publikua në mediat sociale nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili përgëzoi policinë e shtetit për punën e bërë deri më tani, duke shprehur bindjen se operacion të tilla do të intensifikohen edhe më shumë.
Reagimi i ministrit vjen pas operacionit të fundit policor në zonat malore të qarkut Shkodër, ku u asgjësuan përmes djegies 12 mijë e 831 bimë kanabis. Balla shkruan se në total në shkallë vendi deri më tani, janë asgjësuar 289 mijë e 357 bimë narkotike canabis sativa, 246 mijë e 357 prej tyre bimë, ndërsa 41 mijë e 713 fidanë.
Nga 202 personat e identifikuar deri më tani, 111 prej tyre kanë rënë në pranga, 63 janë në kërkim, 29 me masë tjetër sigurie, ndërkohë janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi 114 persona.
Operacionet policore për goditjen e kultivimit të kanabisit kanë qenë të shumta, ndërkohë që vijon puna me qëllim zbardhjen e të tjera rasteve të ngjashme dhe arrestimin e personave që janë në kërkim.