210 fara kanabisi gati për shitje, arrestohet 34-vjeçari në Fier

18/04 10:21
Credits to Apollon TV
210 fara kanabisi gati për shitje, arrestohet 34-vjeçari në Fier

Një 34 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Fier, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Në pranga ka rënë shtetasi T. C., 34 vjeç, banues në Dushk, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Gjatë kontrollit në makinë 34-vjeçarit në makinë i janë gjetur 210 fara kanabis të cilat i kishte bërë gati dhe dyshohet se do t’ja shiste shtetasve E. C., 33 vjeç dhe E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve hetimore, u proceduan penalisht edhe shtetasit E. C., dhe E. B., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.