2 ton drogë nga Shqipëria në Itali, ekstradohet nga Gjermania fieraku i shumëkërkuar, pjesë e grupit të Avdylajve dhe vëllait të ish deputetit të PS

12/07 10:43
Credits to Apollon TV
2 ton drogë nga Shqipëria në Itali, ekstradohet nga Gjermania fieraku i shumëkërkuar, pjesë e grupit të Avdylajve dhe vëllait të ish deputetit të PS

Petrit Sulejmani, 49 vjeç, është arrestuar në Gjermani pasi Interpol Tirana e ka shpallur në kërkim ndërkombër për një episod të gtrafikimit të 2 tonëve drogë nga Shqipëria drejt Italisë. Sipas Policisë, ky shtetas dyshohet se ka kryer dhe herë të tjera trafik ndërkombëtar droge.

Nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Frankfurti, Gjermani, drejt vendit tonë, i shtetasit Petrit Sulejmani, 49 vjeç, banues në Patos, Fier. Sulejmani, ka qenë pjesë e grupit të drejtuar nga Astrit Avdyli dhe vëllai i ish-deputetit të PS Arben Ndoka, Gjevi Ndoka.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2018, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Referuar njoftimit zyrtar, Petrit Sulejmani dyshohet si pjesëmarrës në grupin e strukturuar kriminal që ka vepruar së bashku me persona të tjerë në episodin e trafikimit të 2 ton lëndë narkotike cannabis sativa, më datë 08.02.2017, nga Shqipëria në Itali, si dhe i përfshirë në episode të tjera të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Sipas Krimeve të Rënda, në rastin e këtij trafikimi ishin të përfshirë veç të tjerëve edhe Astrit Avdyli, i njohur si bosi i Shijakut dhe Gjevi Ndoka, vëllai i Arben Ndokës. Këto lidhje mes Astrit Avdylit, Gjevi Ndokës dhe fierakëve Petrit e Saimir Sulejmani dalolën prej përgjimeve që u janë bërë komunikimeve të tyre telefonike.

– Gjithashtu u ekstradua po nga Gjermania dhe shtetasi Klodjan Zanaj, 39 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi Klodjan Zanaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin gjyqësor në vitin 2019, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”. Ky shtetas, në periudhën kohore 2016-2017, më anë të mashtrimit ka mundësuar përfitimin e një shume të konsiderueshme parash, në dëm të shtetases J. L., me banim në Tiranë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.