19-vjeçarja me Covid-19 sjell në jetë foshnjën te ‘Shefqet Ndroqi’

21/03 14:04
Credits to Apollon TV

Një 19-vjeçare e infektuar me Covid-19 ka sjellë në jetë foshnjën e saj në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Lajmin e ka bërë të ditur mjekja Alma Cani, e cila ka postuar një video në rrjetet sociale

Mësohet se e reja e ka kryer me sukses lindjen e djalit të saj, të cilin ka zgjedhur që ta quajë Noel.

Postimi i plotë:

Mireseerdhe Noel në jete❤️!

Lindja jote na jep force!

Në Spitalin “ Shefqet Ndroqi” Covid 2 ,lind 19 vjeçarja e semure me Covid 19.

Realizohet lindja me sukses ne ambientet e spitalit Covid 2 ne bashkepunim te ngushte me koleget e spitalit Obsetrik – Gjinekologjik “ Koco Glozheni”.

Urojme qe lajme te tilla te bukura t’i ndajme me ju cdo dite!Gezimi juaj eshte forca jone per ta vazhduar kete lufte deri në fund me fitore per Triumfin e Jetes!❤️

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.