“13 muaj nga Covid-19 në Shqipëri”, mjeku Kalo: Kemi në duar armën jetëshpëtuese, politikë antivaksinale në këto kohë mundet të bëjnë vetëm gjithollogët mëndjegllabëruar

07/04 11:19
Credits to Apollon TV

Mjeku i njohur Tritan Kalo me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se prej 13 muajsh bota është në “kthetrat e virusit” dhe se mjekët janë në betejën e përditshme për të shpëtuar jetë.

Ai shkruan se në një kohë të tillë i vetmi “shpëtim” është vaksina. Kalo nuk veçon vaksinat në më mbrojtëse apo ato më pak mbrojtëse, por thotë se cilido qoftë emri i tyre sërish mbeten vaksina, një nxitëse e mbrojtjes sonë imunitare për të mos u infektuar nga koronavirusi.

Mjeku gjithashtu ka kritikuar ata që bëjnë politika kundër vaksinimit.

“Politikë antivaksinale në këto kohë mundet të bëjnë vetëm gjithollogët mëndjegllabëruar nga ethet e “pordhitikës”, nga ethet për “pusht-shtet”, nga “pangopësia” e nxitur në këto 30 vite DEMON-KRACIE, kur “i pakdituri, i pakvlerti, i pabuksi e ish-brekëgrisuri” i djeshëm, duke përftuar nga arroganca e korrupsioni i pusht-shtetit demonkratik sot të sheh me qesëndi nga “piramida” e pasurive kleptokratike dhe jo meritore,” shkruan ai ndër të tjera.

Postimi i plotë i Kalos:

Kohë kovidiane….7.04.2021….13 muaj në “betejën e përditëshme” për të shpëtuar jetë nga “kthetrat e vdekjes” së Sars-Cov2/Covid-19….Punë, Përkushtim e Profesionalizëm i një “Armate” të madhe mantelbardhësh, infermjeresh, imazheristësh, koordinatorësh, farmacistësh, sanitaresh, barelmbajtësish, shoferësh, punonjës të ruajtjes së rendit në këtë luftë mbarëbotërore me armikun e padukshëm….Kemi bërë dhe kurdoherë do të bëjmë më të mirën, për të shpëtuar atë që gjithkush nga ne ka më të shtrenjtë: JETËN!!!…Fatmirësisht në këtë betejë të egër për triumfin e jetës mbi vdekjen, kemi në duart tona edhe një armë jetëshpëtuese ose jetëlehtësuse sikundër janë VAKSINAT kundër Sars-Cov2/Covid-19….Pfizer-BioNTech, Moderna, Oxford-Astrozeneca, Sputnik V, Sinovac, etc, cilido qoftë emri i tyre ATO janë dhe do të mbeten thjesht një vaksinë, një nxitëse e mbrojtjes sonë imunitare për të mos u infektuar nga ky virus jetëlëndues e jetëmarës, ose për ta kaluar sëmundjen në një formë më të lehtë e të përballueshme nga organizmi ynë….Politikë antivaksinale në këto kohë mundet të bëjnë vetëm gjithollogët mëndjegllabëruar nga ethet e “pordhitikës”, nga ethet për “pusht-shtet”, nga “pangopësia” e nxitur në këto 30 vite DEMON-KRACIE, kur “i pakdituri, i pakvlerti, i pabuksi e ish-brekëgrisuri” i djeshëm, duke përftuar nga arroganca e korrupsioni i pusht-shtetit demonkratik sot të sheh me qesëndi nga “piramida” e pasurive kleptokratike dhe jo meritore….Ata/Ato që nuk kanë mjekuar një të sëmurë të vetëm me Covid-19, apo shumë-shumë pak prej tyre kudo në botë edhe te ne, na bombarduan me gjthollogjinë e tyre të pa përgjegjëshme dhe dëmprurëse për triumfin e jetës ndaj vdekjes së shkaktuar prej kësaj “flame mbarëbotërore”…..

KURRË të mos haroni se në këtë jetë NE jemi të përkohshëm, dhe lum ai/ajo që e ka gdhendur emrin e punën e tij në mendjen e një populli dhe në gurët e kështjellës historike të një Kombi….NUKU jemi të gjithë të kristaltë, ka mes nesh edhe “tire”, por ato KURRË nuk mundet të përbaltin bardhësinë e punës dhe të shpirtit tonë human….MOS HEZITONI PËR ASNJË ÇAST për t’u vaksinuar dhe MOS NËNVLERËSONI PËR ASNJË ÇAST masat mbrojtëse MHD (Maskë, Higjenë individuale e kolektive, Distancim fizik)….JETA me shumë siguri do të triumfojë mbi VDEKJEN….Historia e popullit tonë dhe e tërë njerzimit na ofron dhjetra e qindra shembuj të tillë…. Together forever!!!

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.