11 orë bisedime të vështira, GJERMANIA mbyllet edhe për 3 javë të tjera për shkak të Pandemisë, vendimi shkakton pakënaqësi

23/03 8:36
Credits to Apollon TV
11 orë bisedime të vështira, GJERMANIA mbyllet edhe për 3 javë të tjera për shkak të Pandemisë, vendimi shkakton pakënaqësi

Gjermania nuk gjen qetësi për shkak të pandemisë. Kancelarja Gjermane Angela Merkel dhe 16 kryeministrat e landeve kanë vendosur shtimin e izolimit në vend deri në datën 18 prill, pasi u raportua një shtim rastesh të infektimeve me covid-19.

Vendimi ka ardhur në prag të festimit të Pashkëve, dhe ka pasur jo pak revolt në rrjetet sociale për vendimin e kancelares gjermane për këtë mbyllje.

Periudha 3 javore, argumentojnë drejtuesit e landeve, do të kufizojë shtimin e rasteve. Gjithsesi, bisedimet kanë qenë të vështira dhe kanë zgjatur plot 11 orë. Ndërkohë në gjithë vendin vazhdon vaksinimi me AstraZenica dhe vaksina të tjera të siguruara.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.