100 të rinj të LSI-së marrin teserat e Partisë Socialiste, vazhdon “firo” në Berat: Është bërë shtëpia e kushërinjve

30/01 11:29
Credits to Apollon TV

Te rinjte qe i jane bashkuar PS

100 të rinj anëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Berat, kanë marrë sot teserat e anëtarësisë në Partinë Socialiste. Ata kanë lajmëruar shkëputjen nga LSI dhe kalimin në PS.

Sipas të rinjve, LSI-ja përfaqëson një rreth të ngushtë interesash familjare. “Me LSI nuk na lidh më asgjë, përfaqëson një rreth të ngushtë interesash familjare. LSI thotë “Shqipëria është shtëpia juaj”, ndërsa LSI vetë është shtëpia e kushërinjve”, janë shprehur ata.

Edhe më herët nga kjo forcë politike, kryesiosht në Qarkun e Beratit, ka pasur rrjedhje të rëndësishme. Ka qenë fillimisht ish-ministri Nasip Naço ai që deklaroi kalimin te PS. Më pas kështu veproi dhe ish-deputeti Gledion Rehovica.

Në Gjeroven të Beratit pak ditë më parë, dega e LSI u shkri pasi të 140 anëtarët deklaruan kalimin “në bllok” te LSI-ja.

Shpërndaje

TË NGJASHME

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.