Mbrojtja e personave të marrë si të pandehur për dosjen e inceneratorit të Fierit ka përfunduar dhe pas dy javësh, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të japë vendimin për Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe të tjerët.
Prokuroria e Posaçme ka dhënë muaj më parë pretencën dhe kërkon 10 vite burg për ish-ministrin Lefter Koka, 7 vite burg për ish-Sekretarin Alqi Bllako dhe 12 vite për pronarin e inceneratorit Klodian Zoto.
Më 25 shtator, personat e pandehur do të njihen me dënimin që do të jepet për ta, nëse do të pranohen vitet e burgut të kërkuara nga SPAK, apo do të ketë masa të tjera.
Akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale për inceneratorin e Fierit janë pushuar për dy shtetas, për Enver Sheshin i cili ka ndërruar jetë teksa priste vendimin në qelitë e paraburgimit dhe për shtetasin Robert Shabani, i cili është gjykuar me herët nga Gjykata e Tiranës.
Pretenca e SPAK për të akuzuarit, për inceneratorin e Fierit
- Lefter Koka 10 vjet burg
- Alqi Bllako 7 vjet burg
- Klodian Zoto 12 vjet burg
- Pellumb Abeshi 4 vjet burg
- Florian Muçaj 3 vjet burg
- Azem Shatëri 3 vjet burg
- Erjon Murataj 4 vjet burg
- Sabina Cenameri 4 vjet burg, pezullohet dënimi për shkak se ka fëmijë te mitur
- Arben Dervishaj 4 vjet burg
- Loran Dusha 8 vjet burg
- Arjola Kodra 3 vjet burg
- Arbër Denizi 7 vjet burg
- Juri Imeraj 7 vjet burg
- Regan Merdani 4 vjet burg
- Gentian Zifla 4 vjet burg
Dënimet përkatëse janë dhe për personat e tjerë të arrestuar, të cilët kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar. Megjithatë, pritet se çfarë do të vendosin togat e zeza, nëse do të pranojnë dënimet e kërkuar nga SPAK apo do t’i rrëzojnë ato.