1.2 milionë euro dëm shtetit, ish-sekretari i Ministrisë së Financave merret zyrtarisht i pandehur për shpërdorim detyre

11/06 13:24
Credits to Apollon TV
1.2 milionë euro dëm shtetit, ish-sekretari i Ministrisë së Financave merret zyrtarisht i pandehur për shpërdorim detyre

Ish-sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj pasi i është komunikuar akuza nga Prokuroria e Tiranës është marrë zyrtarisht i pandehur për akuzën shpërdorim detyre.

Ai  u arrestua bashkë me dy përmbarues Alban Ruli dhe drejtori i çështjeve ligjore Fatmir Hoxhaj, pasi akuzohen se i shkaktuan shtetit dëm 1.2 milionë euro.

Akuza për mashtrim me pasoja të rënda i është komunikuar Ilir Thanës ndërsa përmbaruesit Alban Rulit akuzat e shpërdorimit të detyre dhe kryerje të veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Ndërkohë pritet t’i komunikohet akuza e shpërdorimit të detyrës edhe drejtorit juridik Fatmir Hoxha.

Të tre këta shtetas akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 1.2 milionë eurosh, për dëmshpërblimin e një personi që e kishte përfituar më herët pagesën nga shteti. Ata firmosën dokumente për t’i kaluar 1.2 mln euro Ilir Thanës, duke e trajtuar si ish-pronar, por që nuk e kishte një status të tillë. Ky i fundit është lënë në masën e sigurisë  “arrest e burg”.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.