𝐙𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞𝐭 𝐞 𝐝𝐚𝐭𝐞̈𝐬 𝟐𝟓 𝐩𝐫𝐢𝐥𝐥 𝟐𝟎𝟐𝟏, 𝐀𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐚 𝐁𝐫𝐢𝐭𝐚𝐧𝐢𝐤𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈ 𝐢 𝐝𝐡𝐮𝐫𝐨𝐧 𝐊𝐐𝐙-𝐬𝐞̈ 𝐊𝐞̈𝐧𝐝𝐢𝐧 𝐞 𝐌𝐞𝐝𝐢𝐚𝐬.

20/04 20:38
Credits to Apollon TV
𝐙𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞𝐭 𝐞 𝐝𝐚𝐭𝐞̈𝐬 𝟐𝟓 𝐩𝐫𝐢𝐥𝐥 𝟐𝟎𝟐𝟏, 𝐀𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐚 𝐁𝐫𝐢𝐭𝐚𝐧𝐢𝐤𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈ 𝐢 𝐝𝐡𝐮𝐫𝐨𝐧 𝐊𝐐𝐙-𝐬𝐞̈ 𝐊𝐞̈𝐧𝐝𝐢𝐧 𝐞 𝐌𝐞𝐝𝐢𝐚𝐬.

 

Në kuadrër së transparencës mbi informacionin e procesit parazgjedhor, ditën e votimit dhe informacionin paszgjedhor, Ambasada e Britanike në Tiranë i ka dhuruar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Këndin e Medias. Këndi i Medias është i vendosur në sallën e mbledhjeve të KQZ-së dhe të shërbejë për gazetarët gjatë ditës së zgjedhjeve dhe gjatë procesit të numërimit të votave.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi shprehu mirënjohje ndaj British Embassy Tirana për mbështetjen e vazhdueshme ndaj KQZ-së dhe për vëmëndjen që i kanë kushtuar procesit të zgjedhjeve në vendin tonë. Komisioneri tha se dhurimi i pajisjeve të teknologjisë së informacionit nga Ambasada do të rrisë cilësinë dhe performancën e Administratës së KQZ-së në dhënien e informacionit, si edhe do të ndikojë drejtëpërdrejtë në integritetin e procesit zgjedhor. Ai shtoi se është shumë e rëndësishme rritja e transparencës mbi përgatitjen e procesit zgjedhor dhe krijimi i kushteve të përshtatshme për raportimin e gazetarëve gjatë ditës së votimit dhe procesit të numërimit të votave ndihmon në rritjen e transparencës nga ana e KQZ-së.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, z. Duncan Norman tha se mbështetja ndaj KQZ-së është një mënyrë për të siguruar zgjedhje me standarde ndërkombëtare, pasi për Mbretërinë e Bashkuar është shumë e rëndësishme që vullneti i qytetarëve të jetë i vertetë. Ambasadori Norman theksoi se mbështjetja e Mbretërisë së Bashkuar për zgjedhjet parlamentare kap shifrën 679 mijë £, ofruar përmes pajisjeve teknike, projekteve të ndryshme dhe monitorimit nga vëzhguesit vendore gjatë procesit të votimit dhe numërimit.

Pajisjet e instaluara në sallën e mbledhjeve të KQZ-së do të paraqesin në kohë reale informacionin nga qendrat e votimit dhe nga vendet e numërimit të votave.
Nëpërmjet Këndit të Medias, gazetarët do të raportojnë në kohe reale çdo të dhënë statistikore, ngjarje apo rezultat paraprak mbi procesin e zgjedhjeve.
#zgjedhjetshqiperi2021 #25prill2021 #kqz

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.